image Haziri: Kujdes, mos e neglizhoni virusin COVID-19

Shëndetësi

Haziri: Kujdes, mos e neglizhoni virusin COVID-19

news image

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri është deklaruar në lidhje me gjendjen aktuale në përballje me COVID-19 në komunën që ai e drejton.

Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Kosovë, Haziri ka apeluar që të mos neglizhohet virusi.

Në fund Haziri ka thënë se duhet të bëjmë kujdes për vetën dhe mos të kemi nevojë për kujdes intensiv.

“Pas 10 rasteve të reja pozitive me #COVID19 në Gjilan dhe rritjes në nivel të Kosovës, apeli im nga zemra është që të mos e neglizhoni këtë virus, por t’i përmbaheni rregullave, si e vetmja mënyrë e parandalimit të përhapjes. Gjendja e përgjithshme në Gjilan është kjo: 1078 të infektuar në total, 958 të shëruar, 47 të vdekur, 73 raste aktive, 15 të hospitalizuar dhe 90 mostra në pritje. Kujdesu e mos u bën për kujdes intensiv!”, ka shkruar Haziri./ Gazeta Sinjali/