image Haziri raporton sot në Komisionin Hetimor për menaxhim të pandemisë

Haziri raporton sot në Komisionin Hetimor për menaxhim të pandemisë

news image

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri sot do të raportojë para Komisionit Hetimor për menaxhimin e pandemisë nga Qeveria e Kosovës.

Po ashtu , në ora 12:00 do të dëshmoj edhe udhëheqësi i Qendrës Operative Emergjente në Gjilan, Fadil Kajtazi.

Pas një ore, në këtë komision hetimor është ftuar që dëshminë e tij ta jap edhe koordinatori i Qendrës Operative në ministrinë e Shëndetësisë, Pashkë Buzhala.

Që të tre do të dëshmojnë rreth rastit të të ndjerit, Agon Musliu, i cili ndërroi jetë në Qendrën Karantinë që ishte tek Qendra e Studentëve e cila në kohën e pandemisë shërbeu si karantinë për të gjithë qytetarët që vinin në Kosova nga vendet tjera.

Komisioni Hetimor për menaxhimin e pandemisë nga Qeveria e Kosovës është mbledhur edhe më 1 tetor gjatë së cilës mbledhje, Ilir Hoxha u votua për të qenë ekspert i shëndetit publik për këtë komision.

Para këtij komisioni deri tani dëshminë e tij e kanë dhënë ish ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ish zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku. Ndërsa po në këtë komision dëshminë e ka dhënë edhe babai i të ndjerit, Agon Musliu i cili vdekjen tragjike të djalit të tij e ka quajtur si politike./ Gazeta Sinjali/