image Ministri Mustafa viziton Gjilanin, Haziri thotë se bujqësinë e kanë pikë kryesore

Kosovë

Teren/ Ministri Mustafa viziton Gjilanin, Haziri thotë se bujqësinë e kanë pikë kryesore

news image

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka vizituar sot Komunën e Gjilanit ku është pritur nga kryetari, Lutfi Haziri.

Me këtë rast, Haziri tha se “është nder që të mirëpres ministrin në detyrë, Besian Mustafa i cili po sheh nga afër  efektin e pandemisë tek qytetarët gjilanas”.

“Për krejt zhvillimet 68 ditorëshe në Gjilan dhe kapacitetet të cilat i kemi për të përballuar këtë situatë. Sot poashtu do të vizitohen disa nga prodhuesit bujqësorë, familjet bujqësorë poashtu në mënyrë që të shihet nga afër se sa e vlefshme është puna në bujqësi dhe familja bujqësore në Gjilan. Ne bujqësinë e kemi në parametra zhvillimorë në pikat kryesore të zhvillimit, për të mirat që presim me ndodhë dhe vazhdojmë të ndërtojmë bashkërisht jetën tonë duke punu”, tha Haziri.

Ai theksoi gjithashtu se ky shembull i mirë i familjes bujqësore do të shihet sot nga afër edhe nga ministri.

“Fondet e ministrisë janë ato që japin impakt në suksesin tonë”, tha Haziri./ Gazeta Sinjali/