Komuna e Gjakovës ka kërkuar nga qytetarët që mos t’i braktisin qentë e tyre.
Nga kjo komunë kanë thënë se qentë endacakë mbesin një prej problemeve shqetësuese për sigurinë e qytetarëve dhe se ndikim në shtimin e qenve endacakë ka braktisja e tyre.
Komuna e Gjakovës ka thënë se pronarët të cilat nuk kanë mundësi financiare, mund të marrin shërbime pa pagesë në një klinikë veterinare./GazetaSinjali/