image Komuna e Fushë Kosovës i dha 53 mijë euro tender kompanisë nga Lipjani për rrethojat e një rruge 2.3km të gjatë

Financa

Komuna e Fushë Kosovës i dha 53 mijë euro tender kompanisë nga Lipjani për rrethojat e një rruge 2.3km të gjatë

news image

Rrethojat e hekurit të vendosura për sigurinë e këmbësorëve në rrugën “Nënë Tereza” dhe në “rrugën e Pejës”, Komunës së Fushë Kosovës i kushtuan saktësisht 53 mijë e 387 euro e 50 centë, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatësia e kësaj rruge në të cilën u shpenzuan mbi 53 mijë euro, është 2 km e 350 m.

Këtë tender e ka fituar kompania nga Lipjani “Kema Company”.

Kjo kontratë është nënshkruar më 4 dhjetor të këtij viti./Gazeta Sinjali/