image Komuna e Ferizajt pranon materiale mbrojtëse nga OKB-ja në Kosovë

Sociale

Komuna e Ferizajt pranon materiale mbrojtëse nga OKB-ja në Kosovë

news image

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë ka njoftuar se ka ndihmuar ditë më parë disa familje në nevojë nga Ferizaj, me pako ushqimore e higjienike si mbështetje për të tejkaluar vështirësitë që prodhoi pandemia me koronavirus.

Ndërsa, sot kjo mbështetje ka vazhduar me donacionin e maskave, dorëzave dhe pajisjeve informative për Komunën e Ferizajt.

Këtë mbështetje e ka pranuar, ish-nënkryetari i Komunës, Florim Bajrami dhe drejtori i Arsimit, Afrim Llabjani.

Ata thanë se kjo mbështetje është e rëndësishme për tejkalimin më të lehtë të kësaj situate me pandeminë e virusit COVID-19.

Komuna e Ferizajt shpreh publikisht falënderimin për Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë që dhuroi këto materiale e pajisje. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/KomunaFerizajt/posts/3179083478804132?__xts__[0]=68.ARDjSbNZpf_7EEsQFC3kXd0yDMYXiVGB7EqgZ8OAPtWjK5wIAGY77MuxjJV5sqONEsm-zHtmiHaTEwjwqjTwoi4iUQ_AfoXmSlO_0U2r0bm61nPxqKV6G1JUz6TQzPUNC0tD9tO-MCspvVFJqXTJA4D6rHz9Skjcx7ycZOnyThqwsQ0IN-x0qJqrgGgt5Bj_7-Nq6_npKcLmI2JdOiNzQBAOCCP5K_9KM9R2rWhx3288PNUQ-S56v_GTWEPnC76oCzqC8HUS4n12XvV0lHOLgMhqCR1zmUQvlfwj2vfEO69wnA0AbYVHpRrGwS8Tsf337qom69WS-vh6GXcudHZrHs2MFw&__tn__=-R