image Komuna e Ferizajt njofton se a do të ketë teste serologjike falas për qytetarët

Shëndetësi

Komuna e Ferizajt njofton se a do të ketë teste serologjike falas për qytetarët

news image

Komuna e Ferizajt në mungesë të buxhetit, nuk do të mund t’u ofrojë qytetarëve të saj teste serologjike falas. Kështu ka deklaruar drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Bekim Ademi.

Ai tha se ferizajasit aktualisht teste serologjike mund të kryejnë vetëm në tetë laboratorët private që janë licensuar nga Ministria e Shëndetësisë.

“Ferizaj për dallim nga komunat tjera ka pasur probleme buxhetore për arsye se kemi trashëguar borxh goxha të lartë nga qeveria e kaluar për kompani të caktuara, dhe në mungesë të buxhetit ne nuk kemi pasur mundësi të startojmë me teste të tilla, në përjashtim të 8 laboratorëve privatë të cilët po e kryejnë këtë punë dhe neve na mbetet t’i marrim këto rezultate dhe të shikojmë gjendjen epidemiologjike të qytetarëve tanë”, theksoi Ademi.

Momentalisht në Komunën e Ferizajt janë 154 raste aktive me COVID-19 ndërsa 621 persona janë të shëruar./GazetaSinjali/