image Arrestohet një zyrtar në Komunën e Ferizajt, dyshohet për dy vepra penale
[wp-story id="814678"]

Siguri

Arrestohet një zyrtar në Komunën e Ferizajt, dyshohet për dy vepra penale

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një 54-vjeçar me inicialet B.Xh, zyrtar të gjendjes civile në Komunën e Ferizajt, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikim i dokumentit zyrtar”, raporton Gazeta Sinjali.

Arrestimi i tij u bë nga zyrtarët policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Ferizaj, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

Zyrtari i arrestuar dyshohet se ka regjistruar në sistemin elektronik të gjendjes civile një qytetar, i cili nuk ishte i regjistruar në librin amzë.

“Me këtë veprim i dyshuari, nuk ka përfillur procedurat ligjore dhe udhëzimet administrative të regjistrimit fillestar të një personi në sistemin elektronik të gjendjes civile. I dyshuari me veprimin e tij, dyshohet se ka konsumuar dy vepra penale: ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare dhe ka falsifikuar dokumentin zyrtar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit, atij i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./Gazeta Sinjali/