image Agim Aliu: Shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve, Ferizaj po ju pret

Shëndetësi

Agim Aliu: Shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve, Ferizaj po ju pret

news image

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka njoftuar se sot janë nisur drejt Austrisë për shërim edhe dy të lënduarit tjerë nga shpërthimi në këtë komunë, shkruan Gazeta Sinjali.

Aliu u shpreh falënderues ndaj shtetit të Turqisë dhe Austrisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe të gjithë atyre që kanë marrë përsipër shpenzimet e trajtimit dhe e bënë të mundur kryerjen me sukses të këtij operacioni.

 “Në këtë moment, edhe dy të lënduarit tjerë nga shpërthimi në Ferizaj, u nisën drejt Austrisë për shërim të specializuar shëndetësor. Faleminderit Turqisë ???????? dhe Austrisë ???????? që morën përsipër në tërësi shpenzimet e trajtimit, Ministrisë së Shëndetësisë dhe gjithë akterëve të tjerë që në përgjigje të interesimit të vazhdueshëm të Komunës së Ferizajt, bënë të mundur kryerjen me sukses të këtij operacioni. Shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve, Ferizaj po ju pret!”, shkroi Aliu në Facebook./Gazeta Sinjali/