image Komuna e Ferizajt asnjë rast sot me koronavirus

Kosovë

Pandemia/ Komuna e Ferizajt asnjë rast sot me koronavirus

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, pas 195 mostrave të bëra sot në Laboratorin Mikrobiologjik, 26 persona kanë rezultuar pozitiv. Ndërkaq në komunën e Ferizajt nuk ka pasur asnjë rast.

Numri total i të infektuarve në komunën e Ferizajt deri më tani janë 66.

Instituti në njoftim ka bërë të ditur që janë duke vazhduar të mbikëqyrin të gjitha kontaktet e rasteve.

“Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 5.448 kontakte të rasteve”, thuhet në njoftimin e tyre.

Teksa sot numri i të infektuarve në Kosovë ka shkuar në 449, ndërsa 79 janë shëruar nga koronavirusi dhe 11 kanë ndërruar jetë./ Gazeta Sinjali/