Kryetari i Komunës se Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes llogarisë se tij në Facebook, ka publikuar paditë e para që janë bërë kundër Komunës së Drenasit, përcjell Sinjali.
Ai përmes shkrimit, është shprehur i shqetësuar për këtë situatë dhe i bënë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës, rrjedhimisht Ministrisë së Financave që të gjejë një zgjidhje dhe të bëjë ekzekutimin e pagave.
“Unë si kryetar komune po e përcjell me mjaft shqetësim një situatë të tillë, në të njëjtën kohë i bëj thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës, rrjedhimisht Ministrisë së Financave që të gjej zgjidhje dhe të bëj ekzekutimin e pagave për të gjithë mësimdhënësit, në të kundërtën do të kemi ngarkim të sistemit gjyqësor, rrjedhimisht dëmtim të buxhetit nga shpenzimet procedurale nëpër gjykata”, ka shkruar kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Lladrovci ka bërë të ditur se mes atyre që u është ndaluar paga, është edhe një lehone.