image Komuna e Deçanit ndan 5 mijë euro për qytetarët e helmuar

Shëndetësi

Komuna e Deçanit ndan 5 mijë euro për qytetarët e helmuar

news image

Për shkak të gjendjes alarmante në Deçan, ku po dyshohet që nga uji i pijshëm janë helmuar më shumë se një mijë qytetarë, komuna ka vendosur që të ndajë 5 mijë euro, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook.

Me propozimin tim, sot kemi mbajtur takim emergjent me anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa, të cilët unanimisht votuan për ndarjen e shumës në vlerë prej 5000€, të cilat do të dedikohen për nevojat e terapisë së qytetarëve të cilët po përballen me epideminë e shfaqur ditëve të fundit në komunën e Deçanit“, ka shkruar Ramosaj./Gazeta Sinjali/