Janë bërë gati 3 muaj që nga konfirmimi i rasteve të para me koronavirus në Kosovë, por Komuna e Vitisë ka arritur ta menaxhojë mirë situatën, pasi sot janë bërë 39 ditë që nuk ka të shënuar asnjë rast të ri me Covid-19.
Vitia dikur ishte vatër e koronavirusit, por sot ajo nuk ka asnjë të infektuar me koronavirus.
Gjatë ditës së djeshme janë shënuar 29 raste të reja me Covid-19.
Këtë e ka bërë të ditur drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë, Vjollca Kadolli, përmes një postimi në Facebook.
Ajo ka thënë se kjo është arritur fal bashkëpunimit të mirë të institucioneve dhe qytetarëve, e po ashtu fal punës profesionale të punëtorëve shëndetësorë./Gazeta Sinjali/