image Kompletohen çiftet për fazën e parë eliminuese në Kampionatin Evropian

Futboll

Kompletohen çiftet për fazën e parë eliminuese në Kampionatin Evropian

news image

Me përfundimin e ndeshjeve të Grupit E dhe F janë kompletuar kombëtare që e kanë siguruar kualifikimin për në raundin e 1/8 të finales, shkruan Sinjali Sport.

Menjëherë në këtë fazë në program do jenë disa përballje interesante, ku spikat klasikja Angli – Gjermani.

Tre luanët përfunduan të parët në grup, ndërsa pancirët të dytit dhe me këtë rast do përballen në raundin e parë të eliminimeve.

Ballafaqim tjetër i zjarrtë pritet të jetë mes Belgjikës dhe Portugalisë.

Kampionia në fuqi Portugalia përballet me kombëtaren numër një të FIFA-s në renditje.

Takim me rëndësi do jetë edhe mes Kroacisë e Spanjës.

Duelet tjera janë:

Itali – Austri

Francë – Zvicër

Holandë – Çekia

Uells – Danimarkë

Suedi – Ukrainë

Ndeshjet fillojnë të shtunën me datë 26 qershor dhe vazhdojnë çdo ditë nga dy takime, njëra në ora 18:00 dhe tjetra në 21:00. /Gazeta Sinjali Sporti/