Me përfundimin e ndeshjeve të Grupit E dhe F janë kompletuar kombëtare që e kanë siguruar kualifikimin për në raundin e 1/8 të finales, shkruan Sinjali Sport.
Menjëherë në këtë fazë në program do jenë disa përballje interesante, ku spikat klasikja Angli – Gjermani.
Tre luanët përfunduan të parët në grup, ndërsa pancirët të dytit dhe me këtë rast do përballen në raundin e parë të eliminimeve.
Ballafaqim tjetër i zjarrtë pritet të jetë mes Belgjikës dhe Portugalisë.
Kampionia në fuqi Portugalia përballet me kombëtaren numër një të FIFA-s në renditje.
Takim me rëndësi do jetë edhe mes Kroacisë e Spanjës.
Duelet tjera janë:
Itali – Austri
Francë – Zvicër
Holandë – Çekia
Uells – Danimarkë
Suedi – Ukrainë
Ndeshjet fillojnë të shtunën me datë 26 qershor dhe vazhdojnë çdo ditë nga dy takime, njëra në ora 18:00 dhe tjetra në 21:00. /Gazeta Sinjali Sporti/