image Kompania zvicerane premton test që e zbulon koronavirusin brenda 15 minutave

Botë

Kompania zvicerane premton test që e zbulon koronavirusin brenda 15 minutave

news image

Gjiganti farmaceutik zviceran, “Roche” ka njoftuar të martën se në fund të shtatorit do ta nisë një provë për një test, rezultati i të cilit bëhet i ditur brenda 15 minutave.

Ky test së pari do të kërkojë miratimin nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së.

“Në fillim do të ketë 40 milionë teste të shpejta në muaj, kapacitet ky i cili deri në fund të vitit do të dyfishohet”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e kësaj kompanie.

“Roche” do ta lansojë dhe do ta shpërndajë produktin në partneritet me kompaninë bioteknologjike, SD Biosensor Inc. /Gazeta Sinjali