image Premtimi elektoral i Kurtit/ Shkrirja e AKP-së në Fond Sovran do të merr kohë edhe 2 vjet

Financa

Premtimi elektoral i Kurtit/ Shkrirja e AKP-së në Fond Sovran do të merr kohë edhe 2 vjet

news image

Gjatë fushatës zgjedhore Lëvizja Vetëvendosje kishte paralajmëruar që Agjencinë e Privatizimit do ta shuajë dhe asetet e saj do t’i kalojë në pronësi të Fondit Sovran.

Tanimë LVV-ja udhëheq me të gjitha institucionet qendrore dhe pritet që premtimin e dhënë në fushatë ta bëjë realitet

Burimet e Gazetës Sinjali, mësojnë se AKP-ja e ka përgatitur strategjinë e shuarjes së AKP-së dhe kalimin e saj në Fondin Sovran. Po ashtu edhe Qeveria ka nisur hartimin e dokumentacionit për themelimin e Fondit Sovran.

Sipas këtyre burimeve nga AKP-ja kjo e fundit pritet të shuhet deri në qershor të vitit 2024, kur edhe do të themelohet Fondi Sovran.

244 punonjësit e Agjencisë së Privatizimit i kishte kapur frika se me ardhjen e LVV-së në pushtet mund të mbesin pa punë, në rast se premtimi do të bëhet realitet.

Burime nga AKP-ja tregojnë se kjo agjenci në bazë të mandatit të saj ligjor është e obliguar që të veprojë dhe bëjë përpjekje maksimale në përmbylljen dhe transformimin sa më të shpejtë të procesit të privatizimit dhe likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore.

Profesori Mustafë Kadriaj, tha për Gazetën Sinjali, se duke u nisur nga fakti që kryeminsitri Kurti ka mbështetje parlamentare të madhe poashtu edhe deputetë lojal ndaj tij, vlerësoi që mund të jetësoi çdo iniciativë të tij që kjo i ka dy anët e medaljes për faktin që i ka duart e lira për të punuar, por njëherë edhe për të abuzuar me pushtetin.

“Me të marr mandatin kryemisntri Kurti po tenton që të manifestoi pushtet absolut para opozitës, edhe me incimin për shuarjen e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, duke i bërë me dije opozitës që janë të papërfillshëm para tij”, tha Kadriaj.

Profesori shtoi se sesa do t’i jetësoi do tregoi koha, por opozita, shoqëria civile dhe mediat janë të papërfillshme para Kurtit. Të vetmen pengesë Kurti mund të ketë nga bashkësia ndërkombëtare.

“Sesa do jetësohet mbetet të shihet, por një gjë është e sigurt që opozita nuk mund të ndal pra të vetmen pengesë mund të ketë nga presioni ndërkombëtar për faktin që Serbia mund të bëjë presion, duke pretenduar që ka hise në ish-ndërmarrjet publike pra edhe në Fondin e Agjnecisë së Privatizimit”, tha Kadriaj.

Nga ana tjetër Agjencia e Privatizimit ka shpallur edhe valën tjetër të privatizimit, ku me 19 gusht 2022 shpallen Shitjen nr. 58 të Aseteve të Ndërmarrjeve në likuidim.

/GazetaSinjali/