image Kompania Xiaomi prezanton televizorin e parë transparent

Teknologji

Kompania Xiaomi prezanton televizorin e parë transparent

news image

Kompania, Xiaomi prezantoi televizorin e parë transparent, duke thënë se ajo që e bën të veçantë këtë televizor është teknologjia TOLED.

Ekranet TOLED përdorin komponentë transparentë dhe duke mos pasur nevojë për dritë të pasme si ekranet LCD, secili piksel emeton dritën e tij duke bërë të mundur një ekran transparent.

Rezultati është një ekran 55-inç me frekuencë rifreskimi prej 120Hz, vonesa transmetimi 1ms, kontrast 150,000:1 dhe profil ngjyrash DCI-P3 prej 93%.

Në brendësi të tij është vendosur një çip MediaTek 9650, ndërsa Xiaomi përmend në prezantim edhe inteligjencën artificiale.

Aktualisht ky televizor do të shitet vetëm në Kinë dhe kushton 7,200 dollarë. /Gazeta Sinjali/