image Kapet i dyshuari që po kontrabandonte mallra të teknologjisë prej Maqedonisë Veriore - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

107921

Të shëruar

105549

Të vdekur

2265

Kapet i dyshuari që po kontrabandonte mallra të teknologjisë prej Maqedonisë Veriore

news image

Shumë mallra teknologjike, gjatë së shtunës u tentuan të futeshin ilegalisht në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Në Stançiq është ndaluar një person që dyshohet për kontrabandim me këto mallra.

Burimet e Sinjalit kanë theksuar se gjatë ditës së djeshme, patrulla policore ka ndaluar një veturë të dyshuar me targa vendore të cilën e drejtonte një person, dhe gjatë kontrollit ka vërejtur se në veturë ka disa mallra të kontrabanduara përmes rrugëve dytësore nga Republika e Maqedonisë Veriore në Republikën e Kosovës.

Mallrat e kontrabanduara, siç ka mësuar Sinjali, janë 1430 ekranë të televizorit, 4020 çipa të ndryshëm, 1000 xhama për telefona, 1700 kamera. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: