Kompania e cila ka ndërtuar gazsjellësin rus që lidh Rusinë me Gjermaninë, Nord Stream 2, ka paraqitur kërkesën për falimentim.
Kështu ka raportuar, transmetuesi shtetëror zviceran SRF, sipas të cilëve ky vendim vjen pas pushimit nga puna të punëtorëve, duke përmendur sanksionet amerikane si arsyen e kolapsit të kompanisë.
Gjermania kishte pezulluar projektin për një kohë të pacaktuar, pas sanksioneve të Amerikës, që lidhen me fillimin e pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Ndërtimi i gazsjellësit ka përfunduar, por ai ende nuk ka hyrë në funksionim.