Kompania Regjionale “Pastrimi”, ka njoftuar se për shkak të mbylljes së deponisë nga Kompanie për Menaxhimin e Deponive në Kosovë, KMDK nuk do të mund t’i zbrazë më kamionët.
E pasi zbrazja e kamionëve është e pamundur, si pasojë, nuk do ketë grumbullim të mbeturinave në komunat ku operon kjo kompani.
“Të nderuar qytetarë, ju njoftojmë se për shkak të mbylljes së deponisë nga e KMDK-së, kamionat e Kompanisë “Pastrimi” nuk munden të zbrazen. Si pasojë e kësaj mbeturinat në Komunën e Prishtinës dhe Komunat tjera ku operon Kompania “Pastrimi” nuk do të grumbullohen. Kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët”, thuhet në njoftimin e tyre.
Kjo kompani përfshinë mbledhjen e mbeturinave në: Prishtinë, Lipjan, Obiliq, Podujevë, Drenas, Fushë-Kosovës dhe Graçanicë.