Partneri i Mike Tyson, Alki David e quan ide të mrekullueshme që kompania e tyre e kanabisit të blej të drejtat e emrit të stadiumit të Barcelonës ‘Camp Nou’.
Barcelona të martën lajmëroi se e ka vënë në shitje të drejtat e emrit dhe se paratë e fituara do t’I japin për të luftuar koronavirusin, transmeton Gazeta Sinjali.
David dëshiron që të blej këto të drejta dhe të ia vë emrin stadiumin ‘Swissx Stadium.
‘Është ide e mrekullueshme. Është diçka që ne kemi shikuar ta bëjmë për ta adoptuar mirë kompaninë tonë. Kompania e ime është kompani e kanabisit dhe Spanja ka një tradit të gjatë me Bashkimin Evropian si lidere apo liberale në rrugën e legalizimit’, ka thënë ai për BBC Sports ./Gazeta Sinjali/