COVID-19

Të infektuar

145

Të sheruar

23

Të vdekur

3

Politikë/ Komisioni për verifikimin e viktimave të dhunës seksuale e njofton kryetaren Osmani për sfidat me të cilat përballen

news image

Në prag të seancës sensibilizuese të Kuvendit të Kosovës, e cila do t’i kushtohet ngritjes së vetëdijes së shoqërisë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, kryetarja Vjosa Osmani ka takuar Komisionin për verifikimin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Ky Komision e ka përgëzuar kryetaren Osmani për mbajtjen e seancës sensibilizuese për këtë kategori dhe e ka njoftuar me punën e deritashme dhe me sfidat me të cilat përballet. Anëtarë të këtij Komisioni kanë folur për ndjeshmërinë dhe vështirësitë e procesit, të shkaktuara nga mungesa e buxhetit të këtij Komisioni, sikurse edhe stigma ndaj të të mbijetuarave të dhunës seksuale.

 Procesi i aplikimit, sipas Komisionit ka shënuar rënie, ndaj është kërkuar mbështetje institucionale për sensibilizim për rëndësinë që ka ky proces për shtetin e Kosovës./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin