Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë në krye me kryetaren, Time Kadrijaj do të mbajë takimin e radhës, shkruan Gazeta Sinjali.
Ata do të takohen me përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Në këtë takim do të flitet për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Shërbimin e Jashtëm të Kosovës.
Takimi do të mbahet te Kuvendi i Kosovës në sallën N-303, duke filluar nga ora 09:00.