Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal në mbledhjen e radhës ka diskutuar njoftimin nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil për dorëheqjen e Kryetarit të Këshillit, shkruan Gazeta Sinjali.
Mërgim Lushtaku nga Partia Demokratike e Kosovës, tha se ka pasur një shkresë drejtuar Këshillit duke kërkuar dokumentacione dhe informacione më në detaje.
Kryetarja e këtij komisionit, Doarsa Kica-Xhelili, ka kërkuar më shumë informacione lidhur me lëndën dhe atë se çfarë duhet punuar në këtë drejtim.
Fitim Haziri nga Lëvizja Vetëvendosje tha se argumentet e Këshillit nuk kanë bazë.
“Ku është baza e argumentit për lëndët, si me ju besuar Këshillit kur nuk na kanë dhënë fakte, këtu kanë pasur anshmëri”, tha Haziri.
Edhe Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se ka paqartësi rreth këtij raporti dhe dokumenteve të ofruara./Gazeta Sinjali/