Komisioni Evropian sot është dashur që të kërkojë falje edhe një herë për deklaratat e shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell i cli vuri në dyshim angazhimin e të rinjve kundër ndryshimeve klimatike, duke e quajtur “Sindrome Greta”.
Borrell të mërkurën deklaroi se nuk besonte në angazhimin e plotë të të rinjve për të luftuar ndryshimet klimatike dhe pyeti nëse ata ishin të gatshëm që të ndryshonin tërësisht stilin e jetës së tyre vetëm për t’i ndihmuar minatorët dhe grupet e punëtorëve më të rrezikuar nga shfaqja e dioksid karbonit, transmeton Gazeta Sinjali.
“Është në rregull të protestoni kundër ndryshimit të klimës, derisa të kërkohet që ju ta paguani atë kontribut”, tha Borell duke iu referuar duke iu referuar termit “Sindrome Greta”, e që bëhet fjalë për aktivisten suedeze Greta Thunberg.
Borell kërkoi falje për këtë deklaratë, por për shkak të kritikave të shumta që mori përmes rrjeteve sociale, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Dana Spinant, e përsëriti kërkimfaljen e Borrellit dhe e përshkroi pikëpamjen e tij si të papërshtatshme.
Ajo shtoi se KE i mbështet të gjitha iniciativat e të rinjve për të luftuar kundër ndryshimeve klimatike./GazetaSinjali/