image Greta Thunberg pasi mbushi 18 vjet: Më në fund jam e lirë, do të tregoj sekrete të errëta

Botë

Greta Thunberg pasi mbushi 18 vjet: Më në fund jam e lirë, do të tregoj sekrete të errëta

news image

Aktivistja Greta Thunberg i ka mbushur 18 vjet, transmeton Gazeta Sinjali.

Ajo ka falënderuar ndjekësit për urimet e ditëlindjes teksa ka ndarë me ta edhe një mesazh ironik.

“Faleminderit shumë për të gjitha urimet në ditëlindjen time të 18! Sonte do më gjeni poshtë klubit të zonës, duke treguar të gjitha sekretet e errëta që fshihen pas teorive konspirative të klimës dhe grevës së shkollës dhe njerëzit e ligj që s’më kontrollojnë dot më tani. Më në fund jam e lirë!”, shkroi Greta.

Ky postim i saj është një përgjigje ironike ndaj atyre që e mendonin Gretan si fëmijë dhe që përdorej nga njerëz më të rritur e më të pushtetshëm se ajo.

Greta Thunberg, aktiviste dhe ish-kandidate për çmimin Nobel për Paqe, u shpall një nga vajzat/gratë që la gjurmë në dekadën që lamë pas, duke u renditur në vendin e 100 në listën e Grave më të Fuqishme sipas Forbes.

/Gazeta Sinjali/