image Schwarzenegger dhe Greta kanë shumë gjëra të përbashkëta

Foto/ Schwarzenegger dhe Greta kanë shumë gjëra të përbashkëta

news image

Legjenda e filmave aksion, Arnold Schwarzenegger dhe aktivistja ekologjike, Greta Thunberg, kanë shumë gjëra të përbashkëta.

Edhe aktori edhe 16-vjeçarja kanë folur kundër ndryshimeve klimatike dhe kanë marrë reagime poshtëruese nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Schwarzenegger ka pranuar se i ka lënë përshtypje takimi me Gretan në Austri më herët gjatë këtij viti dhe i ka premtuar se do të angazhohet për t’i ndihmuar.

Gjatë vizitës së saj në SHBA, ai ia kishte ofruar Hummerin e tij elektrik, mirëpo oferta e tij ishte paksa jopraktike duke qenë se është e vështire vozitja me një automjet të tillë të madh.

Prandaj, Arnoldi ia ka dhënë në dispozicion Gretas automjetin Tesla Model 3, në mënyrë që ajo të lëvizte nëpër Amerikë në mënyrë më të pranueshme ekologjike.