image Dua Lipa i del në krah Greta Thunbergut

Bota e Yjeve

Foto/ Dua Lipa i del në krah Greta Thunbergut

news image

Greta Thunberg, një adoleshente suedeze dhe aktiviste e mjedisit që u bë e njohur duke filluar një grevë shkollore ndaj ndryshimeve klimatike, është bërë një ikonë e lëvizjes globale për ndryshimet klimatike.

Ajo mahniti botën kur u bëri thirrje udhëheqësve botërorë për apatinë e ndryshimit të klimës në OKB të hënën.

Një video e publikuar së fundmi, ku 16-vjeçarja shfaqej e “nervozuar” derisa vështronte presidentin amerikan Donald Trump, është bërë virale në internet.
Qëndrimet e saj i kanë mbështetur shumë prej të famshmëve botërorë, të cilët janë solidarizuar së fundmi me kërkesat për të ndihmuar në ndaljen e ndryshimeve klimatike.

Një mbështetje të tillë, Gretës 16-vjeçare duket se ia ka dhënë edhe artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.

Ajo ka publikuar në Instastory, fjalimin emocionues që aktivistja suedeze mbajti për lëvizjen globale të ndryshimeve klimatike në OKB.

Më saktësisht, Dua ka shpërndarë një video nga organizata botërore e të drejtave të fëmijëve, UNICEF – pjesë e së cilës artistja me prejardhje shqiptare është në disa projekte bamirësie që ata realizojnë.