image Komisioneri i BE-së, Oliver Varhelyi, vjen sot në Kosovë

Kosovë

Komisioneri i BE-së, Oliver Varhelyi, vjen sot në Kosovë

news image

Sot, në Kosovë vjen për vizitë Oliver Varhelyi, komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim.

Gjatë vizitës, komisioneri do të takohet me kryeministrin Avdullah Hoti dhe anëtarët e Qeverisë së Kosovës, si dhe udhëheqësit e opozitës.

Ai do të takohet edhe me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe do të mbajë një fjalim para deputetëve.

Ndërsa do të mbajë një konferencë të përbashkët me kryeministrin Hoti në ora 10:25, pas takimit me këtë të fundit./Gazeta Sinjali/