Gianluigi Donnarumma ka folur për herë të parë si lojtar i PSG-së.
Portieri italian është zyrtarizuar si lojtari më i ri i Paris Saint Germain.
Donnarumma erdhi tek PSG me parametër zero pasi nuk vazhdoi kontratën me Milanin. Ai fitoi Kampionatin Evropain, “Euro 2020” me Kombëtaren e Italisë ku u shpall edhe lojtari më i mirë i këtij kampionati.
22-vjeçari u shpreh tejet i lumtur me transferimin e tij tek gjiganti francez.
“Jam vërtet i lumtur që jam pjesë e një klubi të madh si PSG, ndihem gati ta nis një aventurë të re dhe të rritem si lojtar. Me Parisin dua të fitoj sa më shumë që është e mundur dhe ti bëj tifozët e lumtur”, deklaroi Donnarumma për uebfaqen e PSG-së.
Donnarumma ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare deri në vitin 2026. /Gazeta Sinjali Sporti/