Komandanti ukrainas në qytetin port të Mariupolit ka thënë se forcat e tij në fabrikën e çelikut “Azovstal” nuk do të lënë armët, ndërsa luftimet kundër forcave ruse vazhdojnë, raporton The Washington Post.
Majori Serhiy Volyna ka thënë se ushtarët e tij do të vazhdojnë të kryejnë operacione luftarake dhe detyrat e tyre ushtarake për sa kohë që do të kenë mundësi.
Në një video të dërguar në të përditshmen amerikane, komandanti u kërkoi gjithashtu udhëheqësve botërorë të ndihmonin për të siguruar largimin e njerëzve nga Mariupoli.
“Ky është adresimi jonë drejtuar botës. Ky mund të jetë mesazhi ynë i fundit. Mund të kemi vetëm disa ditë apo edhe orë të mbetura. Forcat armike janë 10 herë më të mëdha se tonat. Ata kanë kontroll mbi ajrin, artilerinë, në tokë, mbi tanket. Ne po mbrojmë një objekt, impiantin ku ndodhet garnizoni ushtarak i Mariupolit dhe civilët e kapur nga lufta. Ne po i drejtohemi liderëve botërorë për të na ndihmuar. Garnizoni ushtarak i Mariupolit ka më shumë se 500 ushtarë të plagosur dhe qindra civilë, përfshirë gra dhe fëmijë. Ne po kërkojmë të na ofrojnë siguri në territorin e vendit të tretë”, ka thënë Volyna.
Major Serhiy Volyna of the 36th Separate Marine Brigade, whose soldiers have been holding out in the Azovstal Iron and Steel Works against a Russian force that vastly outnumbers them, tells The Post he will not surrender. https://t.co/DW48aDGvag
— The Washington Post (@washingtonpost) April 20, 2022