image Komandant Kajari: Shërbimi në Kosovë ka qenë arritja më e madhe në karrierën time

Kosovë

Komandant Kajari: Shërbimi në Kosovë ka qenë arritja më e madhe në karrierën time

news image

Komandanti i Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneral Major Ferenc Kajari,  ka thënë se shërbimi në Kosovë ka qenë arritja më madhe në karrierën e tij ushtarake.

“Të qenit në komandë këtu në Kosovë ka qenë arritja dhe sfida më e madhe që kam pasur në karrierë. Kjo eksperiencë na ka kalitur mua dhe stafin tim”, është shprehur Kajari.

Ai po ashtu ka falënderuar edhe gruan e tij Veronikën për mbështetjen që i ka ofruar përgjatë një viti derisa shërbeu në Kosovë.

Sot, në shtabin e përgjithshëm të KFOR-it, po mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës së KFOR-it ku Gjeneralmajori i Ushtrisë Hungareze, Ferenc Kajari do t’ia dorëzojë komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të ushtrisë italiane, Angelo Michele Ristuccia.

/GazetaSinjali/