Një 17-vjeçar nga Gjakova është kërcënuar me vrasje nga një bashkëmoshatar i tij, përmes rrjetit social “Snapchat”.
Sinjali ka mësuar nga burimet brenda Prokurorisë se i mituri u kërcënua pas një mosmarrëveshje që kishte ndodhur një ditë më herët mes tij dhe të dyshuarit 17-vjeçar.
Ai iu kishte drejtuar viktimës me fjalët “Ko me t’vra, ka me ta fut plumb”, derisa e kishte telefonuar edhe në telefon.
Në thirrjen e tij, siç merr vesh Sinjali është përgjigjur babai i viktimës.
Të njëjtit, i dyshuari i kishte thënë se “do të marr hak dhe do ta vras djalin tënd”.
Sipas burimeve të Sinjalit, dy palët janë intervistuar në stacion policor në prani të prindit dhe zyrtarit për Punë Sociale.
I dyshuari është ndaluar dhe ndaj tij, prokurori ka urdhëruar që të iniciohet rasti si “kanosje”.