image Kolonë e gjatë në magjistralen Prishtinë-Podujevë, shkaktar aksidenti në Besi

Kosovë

Siguri/ Kolonë e gjatë në magjistralen Prishtinë-Podujevë, shkaktar aksidenti në Besi

news image

Një aksident trafiku mes një veture dhe një biçiklisti ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Besi të Prishtinës, raporton Gazeta Sinjali.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar biçiklisti.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës.

“ Po është raportuar një aksident në fshatin Besi të Prishtinës. Aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një biçiklisti, lëndime trupore ka pësuar ky i fundit. Policia dhe autoambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes”, tha Hoxha.

Për shkak të aksidentit është shkaktuar kolonë e gjatë në magjistralen Prishtinë-Podujevë./Gazeta Sinjali/