image Kolonë e gjatë në magjistralen Prishtinë - Pejë, policia ndalë në rrugë dy kamionë mallrash

Kosovë

Kolonë e gjatë në magjistralen Prishtinë – Pejë, policia ndalë në rrugë dy kamionë mallrash

news image

Një kolonë e gjatë është krijuar në magjistralen Prishtinë – Pejë, saktësisht në fshatin Dollc të Klinës, raporton Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar video në adresë të Gazetës Sinjali nga vendi i ngjarjes.

Sinjalizuesi thotë se arsyeja e kolonës është ndalja e dy kamionëve të mallrave të cilët, sipas tij, janë duke u kontrolluar nga policia.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me policinë e rajonit të Pejës dhe do të ju mbajë të informuar lidhur me detajet e këtij rasti./Gazeta Sinjali/