image Kolona të gjata për të dalë nga Kosova, më së shumti në Merdarë - Sinjali

Kolona të gjata për të dalë nga Kosova, më së shumti në Merdarë

news image

Kolonat dhe pritjet e gjata në vendkalimet kufitare po vazhdojnë edhe sot, sipas Qendrës për Menaxhimin Kufitar.

Bashkatdhetarët po kthehen në vendet e Evropës Perëndimore pas pushimeve në Kosovë për festat e fundvitit.

Për të dalë nga Kosova përmes pikës në Merdare, duhet të prisni më shumë se 3 orë, derisa kolonat janë deri në 3000 kilometra. Sipas tabelës në këtë pikë kufitare qytetarët po presin mbi katër orë.

Ndërsa te Dheu i Bardhë pritjet në dalje janë 30 minuta, kurse kolonat deri në 250 metra.

Edhe në Mutivodë, qytetarët po presin deri në 90 minuta, në Jarinje 60 minuta.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin