image Kolona të gjata në Prishtinë, qytetarët i zë ora policore nëpër rrugë

Kosovë

Kolona të gjata në Prishtinë, qytetarët i zë ora policore nëpër rrugë

news image

Qytetarët e Prishtinës i ka zënë ora policore nëpër rrugë me veturat e tyre duke u kthyer nëpër shtëpitë e veta, shkruan Gazeta Sinjali.

Në pamjet që ka siguruar Sinjali shihet se në rrugën Luan Haradinaj ka kolona të gjata.

Qytetarët po kthehen në shtëpi pasi që nga ora 21:00 sipas vendimit të Qeverisë Prishtina është në zonën e kuqe dhe nuk lejohet qarkullimi pas kësaj ore.

Në zonën e kuqe janë 7 komuna:

Prishtina, Fushë Kosova, Podujeva, Mitrovica e Veriut, Mitrovica e Jugut, Zveçani dhe Gjilani.

/GazetaSinjali/