image Kolona të gjata në Merdarë, pritje deri në gjashtë orë

Kosovë

Kolona të gjata në Merdarë, pritje deri në gjashtë orë

news image

Edhe sot kanë vazhduar pritjet e gjata në pikë-kalimet kufitare. Njëjtë po ndodh në Merdarë, ku pritjet në dalje janë deri në gjashtë orë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, kolonat janë deri në 1mijë e 200 km në dalje.

Radhë të gjata pritjesh janë regjistruara edhe në Jarinje, ku pritjet në dalje janë deri në një orë.

/GazetaSinjali/