image Kolona të gjata në Merdare, mërgimtarët presin deri në një orë për ta kaluar kufirin

Kosovë

Kolona të gjata në Merdare, mërgimtarët presin deri në një orë për ta kaluar kufirin

news image

Ditë më parë kishim fluks të madh të bashkatdhetarëve që kishin ardhur në vendlindje për të kaluar festat e fundvitit. E teksa kemi hyrë në Vitin e Ri shumë nga ta kanë filluar të kthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë në Evropë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdare, konkretisht në dalje ka kolona deri në 200 metra dhe pritje nga 30 deri në 50 minuta. Kurse, në hyrje nga 3 deri në 5 minuta.

Ndërsa, në pikë kalimin kufitar “Dheu i Bardh”, kolonat janë të gjata nga 40 deri në 50 metra, dhe pritja nga 20 deri në 30 minuta.

Ndërkohë, hyrja për të hyrë në Kosovë, pritja është nga 3 deri në pesë minuta./Gazeta Sinjali/