Nga sot kanë hyrë në fuqi masat e reja të vendosura nga Komiteti i Ekspertëve.
Në Morinë ka fluks të lartë të qytetarëve e mjeteve, ndërsa policia kufitare po zbaton procedurën e përshpejtuar për të shmangur radhët.
Shtatë sportele janë në funksion të plotë, e për ditët e festave janë dhënë udhëzime të veçanta lehtësimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.
Ndërkohë Kosova ende vazhdon me procedurën e masave kufizuese duke kërkuar certifikatë vaksinimi apo teste për Covid-19.