Janë shfaqur imazhe të reja satelitore të një autokolone të madhe armatimi dhe artilerie ruse që shkon drejt zonave të nënrrethuara të Ukrainës lindore, ndërsa të dyja palët po përgatiten për një fazë të re brutale të luftës.
Imazhet, të marra nga teknologjia Maxar të premten vonë dhe të publikuara herët këtë mëngjes, treguan kolonën e gjatë mbi 12km që ‘gjarpëronte’ nëpër qytetin Velykyi Burluk.
Sipas analistëve, kolona po shkonte në jug përmes një harku të territorit të kontrolluar nga Rusia në Ukrainën lindore dhe besohet se ishte i destinuar për në vijat e frontit në rajonet e Luhansk dhe Donetsk, shkruan dailymail.
Karvani rus është rrugës drejt lindjes së Ukrainës të nën-rrethuar, ndërsa Putini përdor rekrutim ushtarësh që u liruan në vitin 2012 për të kundërshtuar humbjet nga pushtimi i dështuar.