image Kolona në Merdar, deri në dy orë e gjysmë pritje për të hyrë në Serbi

Sociale

Kolona në Merdar, deri në dy orë e gjysmë pritje për të hyrë në Serbi

news image

Qytetarët që sot po udhëtojnë nga Kosova për në vendet e Evropës po përballen me pritje të gjata për të hyrë në Serbi në vendkalimin kufitar në Merdar dhe te Dheu i Bardhë.

Një numër i madh i bashkatdhetarëve kanë ardhur nga vendet e Evropës Perëndimore në Kosovë të kalojnë disa ditë në familjet e tyre gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Mirëpo, të gjithë ata që kanë ardhur në Kosovë me automjetet e tyre apo edhe me autobusë dhe sot kanë vendosur të kthehen në shtetet ku jetojnë dhe punojnë, po përballen me pritje të gjata në dy vendkalime kufitare me Serbinë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, në vendkalimin kufitar në Merdar (gjendja në orën 19:44), qytetarët po presin deri në dy orë e gjysmë për të hyrë në Serbi, ndërsa kolona e automjeteve është një kilometër.

Ndërsa, në dalje të Kosovës në vendkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, pritjet janë deri në 40 minuta. Kurse në Jarinë për të dalë nga Kosova pritet deri në 15 minuta.

Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me shtetet fqinje nuk ka pritje të gjata as në hyrje as në dalje.

/GazetaSinjali/