Varg i gjatë i automjeteve është krijuar në vendkalimin kufitar Vërmicë. Shqiptarët e Kosovës që shkuan për të festuar 28 Nëntorin në Shqipëri tani janë duke u kthyer për në Kosovë.
Nga pamjet shihet se qytetarët po presin gjatë për shkak të fluksit të madh të veturave që po qarkullojnë në hyrje-dalje të Shqipërisë.
Mirëpo, bazuar në të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, maksimumi i pritjes së automjeteve për të hyrë nga kjo pikë kufitare është 10 minuta.
Kontrolli në kufi vazhdoi edhe në Ditën e Flamurit, por sipas ministrit të Punëve të Brendshme në Shqipëri, Bledi Çuçi, para nisjes së sezonit të verës, qarkullimi në kufirin Kosovë-Shqipëri do të jetë pa ndalesa.
Ai në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Elbasan, tha se kjo nuk është pjesë e marrëveshjeve, por për këtë ka dakordim mes dy kryeministrave./GazetaSinjali/