Në pikëkalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë ka pasur një vonesë rreth orës 09:00 për shkak të numrit të madh të autobusëve të organizuar nga pushteti lokal për serbët e Kosovës që votojnë në Serbi.
Sipas KosovaPress, kolona kilometërshe e automjeteve është tejkaluar rreth orës 10:00.
Pranë pikëkalimit në Jarinjë, anëtarët e rinj të iniciativës qytetare, Serbski opstanak nga veriu i Mitrovicës bënë një performancë të modeluar sipas reklamës parazgjedhore të presidentit Aleksandar Vuçiq, ku shfaqën një pankartë të improvizuar semafori që shkruante 10:00.
Ndërkohë, u raportua se 8 autobusë me votues serbë të nisur nga Graçanica kanë mbërritur në Merdar, ku policia kryen kontrollin dhe regjistrimin e rregullt të udhëtarëve.