Mërgimtarët po presin deri në dy orë për të kaluar kufirin në Merdar, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas të dhënave të fundit të përditësuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona në këtë pikë kufitare momentalisht është e gjatë 700 metra.
Ndërkohë, pikat tjera kufitare janë të lira për qarkullim dhe se maksimumi i pritjes është 15 minuta te Dheu i Bardhë, ndërsa më pak se pesë minuta në pikat tjera./Gazeta Sinjali/