Jemi mësuar që gjithmonë të shohim ndeshje në futboll mes skuadrave apo mes kombëtareve.
Por, rrallë herë ndodh që një skuadër të ndeshet me një kombëtare, transmeton Gazeta Sinjali.
Në vitin 1999, klubi i Barcelonës u ndesh me kombëtaren e Brazilit, e cila mbaroi me rezultat 2:2.
Kjo ndeshje ishte miqësore dhe u zhvillua për bamirësi. Në atë kohë për Brazilin luanin yje si Ronaldo, Rivaldo, Romario e Carlos.
Kurse tek Barcelona ishin Kluiver, Luis Enriques, Bolo Zenden dhe Pep Guardiola.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin e Barcelonës, ‘Camp Nou’./Gazeta Sinjali/