image Koeman vazhdon në Barcelonë

Futboll

Koeman vazhdon në Barcelonë

news image

Ronald Koeman, trajneri i Barcelonës ka folur për herë të parë që nga konfirmimi se do vazhdojë të qëndrojë në këtë klub, transmeton Gazeta Sinjali Sport.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta të enjten kishte konfirmuar se Koeman do të qëndrojë në krye të stafit teknik.

Konfirmimin për qëndrimin e tij Koeman ka zgjedhur ta bëjë pas shumë spekulimeve për largimin e tij. Ai ka shpërndarë një postim në Instagramin e tij personal ku tha:

“Jam i lehtësuar të them se lojtarët dhe stafi tani mund të fokusohen në sezonin e ri.                            Këto javët e fundit ishin dinamike, por jam i kënaqur që presidenti Joan Laporta më dha besimin e tij dhe besimi në klub është rikthyer”

Sipas tij, fokusi i secilit vazhdon të mbetet i njëjtë e që është ndërtimi i një Barcelone fituese.

/Gazeta Sinjali Sporti/