Ronald Koeman ka hasur në vesh të shurdhër me kërkesat e tij për më shumë përforcime.
Barcelona është futur në një krizë të rëndë pas largimit të Lionel Messi dhe problemeve për regjistrimin e lojtarëve të rinj.
Në gjithë këtë situatë, trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka kërkuar që të ketë më shumë transferime.
Kërkesa e tij është refuzuar nga bordi i skuadrës. Një gjë e tillë mund të ndodh vetëm nëse Barca arrin ta shes kartonin e Braithwaite.
Koeman thuhet të ketë kërkuar një sulmues dhe një lojtar për repartin e mesfushës. /Gazeta Sinjali Sporti/