image Koeman del më i mirë se Xavi, spanjolli bëhet trajneri me përqindjen më të ulët të fitoreve që nga 2002

Futboll

Koeman del më i mirë se Xavi, spanjolli bëhet trajneri me përqindjen më të ulët të fitoreve që nga 2002

news image

Barcelona ka pësuar një humbje shokuese nga Cadizi në La Liga, në Camp Nou, shkruan Sinjali Sport.

Katalanasit u mposhtën me rezultat minimal 1-0 me një gol të spanjollit Lucas Perez në fillim të pjesë së dytë.

Kjo humbje në La Liga erdhi vetëm katër ditë pas humbjes në Ligën e Evropës ndaj Frankfurtit, që të dyja të ardhura në Camp Nou.

Këto dy humbje, nënkuptojnë tani që Xavi ka një përqindje më të ulët të fitoreve sesa Ronald Koeman, të cilin e pasoi, transmeton Sinjali Sport.

Xavi ka 16 fitore në 30 ndeshje që nga arritja e tij, një përqindje prej 53.3 për qind.

Në krahasim me Koeman, holandezi kishte një përqindje më të lartë të fitoreve, që shkonte në 58.1 për qind.

Xavi është trajneri me përqindjen më të ulët të ndeshjeve të fituara që nga Charly Rexach në 2002 (50 për qind).

/GazetaSinjaliSport/